KronikëLajme

EMRAT/ Do të shisnin dy pistoleta për 10 mijë euro, kapen në flagrancë trafikantët nga Kosova

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Suspend”, pas një hetimi disamujor për trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë. Si rezultat, janë arrestuar dy shtetas kosovarë, ndërsa janë sekuestruar dy pistoleta dhe municion luftarak.

Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit janë Altin Pajaziti, 23 vjeç, dhe Kadri Prushi, 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Suspend’, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit: A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë”, njofton policia.

Ata u kapën në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, ku Policia ndaloi automjetin e tyre dhe gjatë kontrollit u gjetën armët e trafikuara, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë për një vlerë prej rreth 10,000 euro.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën ‘Lezhë – Fushë Krujë’, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar të policisë.

Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë. Hetimet po vijojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia thekson angazhimin për të luftuar trafikimin e armëve dhe për të goditur çdo aktivitet kriminal që rrezikon sigurinë publike.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts