KronikëLajme

Plagosi gruan me thikë, 55-vjeçari kapet në tentativë për t’u arratisur/ EMRI

Policia e Sarandës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së gruas me thikë, ngjarje kjo e ndodhur pasditen e së hënës në qytetin bregdetar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se është arrestuar shtetasi Adriatik Bodini, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Mirjana Bodini, 51 vjeçe.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 17:40, në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, si pasojë e një konflikti familjar për motive të dobëta. Pas kryerjes së veprës, autori u përpoq të largohej, por pas kontrolleve të shumta policore në terren, ai u kap në vendin e quajtur “Kthesa e Kakomës”.

Ndërkohë, 51-vjeçarja ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts