Qeveria shqiptare thuhet se ka planifikuar të përdorë një teknologji të quajtur Deep Packet Inspection (DPI), për mbylljen e “TikTok”-ut, e cila mund të shndërrohet në një mjet të rrezikshëm për përgjim masiv dhe censurë në internet.
Çfarë është DPI?
DPI analizon trafikun e rrjetit në detaje, duke identifikuar paketat e të dhënave që lidhen me aplikacione specifike.
Nëse një rrjet (si ai i një kompanie, shkolle apo shteti) vendos të kufizojë “TikTok”-un, DPI mund të zbulojë dhe bllokojë trafikun e tij.
Megjithatë, përdoruesit mund të shmangin këtë kufizim duke përdorur VPN ose teknika të tjera të fshehjes së trafikut.
Pse mund të jetë i rrezikshëm?
Shkel privatësinë
Monitoron dhe analizon trafikun e internetit, duke parë se çfarë faqesh dhe aplikacionesh përdor një person.
Censurë dhe kontroll
Mund të përdoret nga qeveritë për të bllokuar faqe interneti dhe aplikacione, kufizuar lirinë e informacionit.
Hakerët dhe sulmet kibernetike
Nëse një sistem DPI bie në duar të gabuara, mund të përdoret për të spiunuar dhe manipuluar trafikun e përdoruesve.
Pra, DPI është një mjet i fuqishëm që mund të përdoret për siguri ose kontroll, dhe rreziku varet nga kush e përdor dhe për çfarë qëllimi.
Çfarë ndodh?
DPI nuk është një teknologji e panjohur, përdoret nga mediat sociale, nga ISP, përdoret nga kompanitë telefonike, por nëse kjo keqpërdoret mund të ketë pasoja dhe rreziqe të mëdha, pasi mund të mbledhë të dhëna personale, mund të përdoret, ashtu siç e theksuam më lart, për të përgjuar institucione, apo zyrtarë, prokurorë, gjyqtarë apo çështje të tjera.
Pra, në duart e gabuara ajo është një “bombë”.
Qeveria po e merr për të mbyllur platformën “TikTok”, por lind pyetja: A janë kapacitetet e duhura për ta menaxhuar këtë lloj programi? A është i përshtatur legjislacioni?
Kush mban përgjegjësi nëse kjo përdoret, po marrim një shembull, për të përgjuar opozitën apo gazetarët, apo prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK-ut dhe GJKKO-së?

Me një hyrje në internet u morën nga iranianët, imagjinoni çfarë mund të ndodhë me DPI, pasi askush nuk jep garanci, sepse ky program varet se si do të konfigurohet.
Nëse përdoret vetëm për “TikTok”-un është “ok”, po nëse personat që kanë akses e konfigurojnë për çështje të tjera siç i sipërcituam, çfarë ndodh?
Pra, disavantazhi kryesor i DPI-së është se mund të ngrejë shqetësime për privatësinë, pasi përfshin inspektimin e përmbajtjes së trafikut të rrjetit, duke ekspozuar potencialisht informacione të ndjeshme.
Kjo kërkon një shqyrtim të kujdesshëm të privatësisë së të dhënave dhe implikimeve ligjore./ CNA.al