LajmeRajoni

Moti i keq! Situatë e rëndë në Greqi, mbyllen shkollat, banorëve iu kufizohet lëvizja…

Situatë e rëndë raportohet në Greqi, ku disa ishuj janë goditur nga moti i keq duke krijuar probleme kryesisht në infrastrukturën rrugore.

Në zonën e quajtur Naousa, rrugët u kthyen në lumenj të rrëmbyeshëm, ndërsa kanë marrë para dhjetëra makina të  parkuara dhe çdo gjë që u dilte përpara.

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura sot jo vetëm në Paros, por edhe në Mykonos, Symi, Kos dhe Rodos, ndërsa para mesnatës banorët e ishujve të tjerë si Hios, Samos dhe Ikaria, u është kërkuar të kufizojnë lëvizjet.

Sipas meteorologëve vetëm brenda pak orësh në Mykonos u regjistruan 100 milimetra shi për metër katrorë dhe 70 në Naoussa të Parosit. Organet vendore kanë deklaruar se nuk ka raportime për të lënduar në këto ishuj të njohur si destinacione turistike

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts