Bota

Mianmar mban 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit

Mianmar ka mbajtur 1 minutë heshtje për personat që kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrues.

Sirenat ranë pikërisht në orën lokale kur tërmeti goditi vendin katër ditë më parë.

Numri i viktimave të tërmetit me magniturdë 7.7 arriti në mbi 2000. Me mijëra janë të zhdukurit e të plagosurit. Verifikimi i shifrave është thuajse i pamundur nga mediat ndërkombëtare për shkak të kufizimeve të ashpra të vendosura nga junta ushtarake që mban me dhunë pushtetin që prej 2021-shit.

Autoritetet kanë shpallur një javë zi kombëtare, ndërsa Kombet e Bashkuara thonë se vendi ka nevojë urgjente për të paktën 8 milionë Dollarë në ndihmë të operacioneve të shpëtimit. Shumë spitale janë dëmtuar rëndë nga lëkundjet dhe janë të mbingarkuar me të plagosur.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts