LajmePolitika

Artur Roshi: Kongresi i Manastirit, themeli i bashkimit kulturor të shqiptarëve

Në përvjetorin e Kongresit të Manastirit, kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka përcjellë një mesazh për rëndësinë historike të njësimit të gjuhës shqipe, duke kritikuar mënyrën se si institucionet dhe politika e sotme po e trajtojnë kujtesën kombëtare.

Në këtë kongres historik, të mbajtur më 1908, u hodhën themelet e njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Duke iu referuar kontributit të Mid’hat Frashërit, Artur Roshi kujton mesazhin e tij historik: “Me këtë akt të njehsimit të gjuhës shqipe arritëm bashkimin kulturor të shqiptarëve, ndonëse jo të kombit, për të cilën do të punojmë sa të kemi jetën”.

Sipas Roshit, kontributi historik i Mid’hat Frashërit për kombin shqiptar nuk mund të zhbëhet nga asnjë pushtet, pavarësisht qëndrimeve që mund të ketë ndaj ideve të tij demokratike, të cilat synonin të siguronin ekzistencën dhe vazhdimësinë e vendit.

“Gjuha është tharmi i një kombi”, thekson Roshi, duke ngritur njëkohësisht një pyetje mbi raportin e shoqërisë së sotme me sakrificën e figurave të mëdha kombëtare, si Mid’hat Frashëri, Gjergj Fishta dhe shumë patriotë të tjerë.

Ai shpreh shqetësimin se një pjesë e brezit të ri nuk e njeh rëndësinë historike të 22 Nëntorit dhe as arsyen pse kjo datë përkujtohet në kalendarin kombëtar.

Sipas tij, kjo mungesë njohurish është tregues i një orientimi të gabuar historik, për të cilin mban përgjegjësi edhe mënyra se si trashëgimia kombëtare përcillet te brezat e rinj.

Reagimi i plotë në FB:

22 Nentor 1908 ,Kongresi i Manastirit

Në këtë kongres u bë njehsimi i gjuhës shqipe.

Kryetari i këtij Kongresi Mid’hat Frashëri tha se : “Me këtë akt të njehsimit të gjuhës shqipe arritëm bashkimin kulturor të shqiptarëve, ndonëse jo të kombit për të cilën do të punojmë sa të kemi jetën”.

Këtë kontribut historik për kombin , të Mid’hat Frashërit nuk e zhbën dot asnjë lloj pushteti sado i kundët të jetë me idetë demokratike të tij, ide që i mbolli për të siguruar dhe çuar më tej egzistencën dhe vazhdimësinë e një vendi.

Gjuha është tharmi i një kombi.

Po sot ku jemi në raport me sakrificën e Mid’hatit ,Fishtës dhe plot patëriotëve të tjerë ?

Sot studentët nuk dinë përse e bëjnë pushim këtë datë.Ky është orientimi historik që pasuesit e komunizmit sot bëjnë ndaj brezit të ri.

Gabimet ortografike janë luks para mosdijes së tyre për historinë e vërtetë të kombit të tyre.

Si do largohemi nga prapambetja dhe pushtetet e dhunshme që janë derivat i padijes në kuptimin e plotë të saj, por që mungesa e dijes së historisë së kombit është përcaktuese.

Sot pasiguria e shqiptarëve , për të nesërmen e jetës ,në kuptimin e vërtetë të saj , në stabilitetin e qëndrueshëm të saj që pëcaktohet nga ekonomia e vendit, është në kufij të poshtëm.

Kjo pasiguri e jetës për të nesërmen duket qartë edhe tek qeveria , minstra, deputetë, etj , që vjedhjen e shohin në njësinë e kohës, që janë në një ngut për të vjedhur sa më shumë e sa të mundin në një kohë sa më të shkurtër edhe pse e dinë që vendi i tyre herët a vonë do të jetë në burg.

Me referencat historike kupton ku je, prandaj marksistët e pushtetit të sotëm i zhbëjnë në çdo lloj mënyre, edhe kur bëjnë artistin e rrugës.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts