LajmePolitika

Rama provokon protestuesit/ Profili i tij në Facebook bëhet “Flamingo”, por ‘mbytet’ nga komentet negative

Teksa protestat kundër qeverisë kanë hyrë sot në ditën e 26-të dhe qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka zgjedhur të provokojë në rrjetet sociale.

Pasditen e kësaj të enjteje, Rama ndryshoi fotografinë e profilit dhe imazhin e kopertinës në Facebook, duke vendosur flamingot, simbolin që është identifikuar me protestën e nisur fillimisht për mbrojtjen e zonës së Zvërnecit dhe Nartës.

Lëvizja e kryeministrit u komentua menjëherë nga ndjekësit e tij, ndërsa postimet dhe profili i tij u mbushën me komente kritike nga qytetarë që e akuzojnë për përpjekje për të përvetësuar simbolin e protestës.

Shumica prej tyre i kërkojnë dorëheqjen dhe të marrë përgjegjësitë si kreu i shtetit, kur populli i tij derdhet në rrugë kundër qeverisjes së tij. 

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts