Protestat e zhvilluara në Tiranë për çështjen e pronave të Zvërnecit kanë nxjerrë në pah një realitet që prej kohësh është bërë pjesë e jetës politike shqiptare: standardet e dyfishta të qeverisë në raport me qytetarët që protestojnë.
Në një reagim në rrjetin social FB, kreu i PBKD, Artur Roshi, shkruan se teksa protestat e opozitës përballen zakonisht me një aparat të tërë shtetëror, me forca të shumta policore, mjete të blinduara, ujë me presion dhe gaz lotsjellës, protestat për Zvërnecin janë trajtuar me një qetësi dhe tolerancë që ngjan më shumë me një aktivitet festiv sesa me një tubim kundërshtues ndaj pushtetit.
Ky kontrast nuk është thjesht një çështje e menaxhimit të rendit publik, por një tregues politik i mënyrës se si qeveria dallon mes protestave që i konsideron kërcënim dhe atyre që i shërbejnë interesave të saj.
Reagimi i plotë në FB:
Protestat në Tiranë për Pronat e Zvërnecit
Gjithë protestat para kryeministrisë njëlloj si protestat e Opozitës, por reagimi i qeverisë ndaj tyre është i ndryshëm.
Sipas opinionit tim, reagimi i qeverisë ndaj protestave të opozitës mbytet nga gazi lotsjellës dhe uji me presion, ndërsa reagimi i saj ndaj protestave të Zvërnecit është si sjellje ndaj një tubimi festiv, ujë me presion jo, gaz jo dhe jo, policë të paktë të ç’tensionuar me pritshmëri reagimi si të “atyre” , si të “atyre djemve që të godasin me lule”.
Ky është ndryshimi thelbësor.
Ku e di qeveria që protesta është dhe do jetë paqësore dhe nuk degradon në dhunë?
Pse nuk angazhon 2500 policë, blinda dhe bote-blinda, etj masa mbrojtëse siç bën me opoziten ?
“Protestuesit e Zvërnecit” kundërstojnë Qeverinë pse u rrëmben pronat qytetarëve, pse tërheq zvarrë njerëzit si qënie pa vlerën e një gjallese, dhe për këtë fajin e ka si gjithë këto vite Berisha.
(Sigurimet private janë njëlloj si kalecët e regjimit diktatorial, i shërbejnë shtetit në statusin e civilit jo të ushtarakut )
Rama thotë se ai vetë është dhe populli dhe qeveria sepse ka marrë votat, harron që për votat e rrëmbyera në lloj-lloj mënyrash akuzohet nga Opozita (dmth ,të paktën nga gjysma e shqiptarëve ) si dhe nga raportet ndërkombetare që çertifikojnë zgjedhjet.
Qëllimi i Ramës është shumëplanësh.
Në njërin plan ështe te tërheqë vëmëndjen e disa qarqeve amerikane se ka protesta për investimet e tyre ketu , por ky është pro tyre. E bën këtë sepse di që njëra nga shtyllat kryesore të politikës amerikane të administratës Trump janë inestimet amerikane përveç mbrojtjes dhe luftës ndaj trafiqeve.Tenton të bëjë një qasje parimore me administratën Trump mbasi ka kuptuar se të tjerat nuk i shkojnë.
Këtë e bën në prag të ardhjes së ambasadorit te ri amerikan në Tiranë.
Nga ana tjetër zhvendos vëmëndjen nga fenomeni transgjinor që tenton të shkatërroje shoqërinë , fenomen që stimulohet nga financimi i Sorros në gjithe Europën dhe gjithë boten nën maskën e lirisë dhe shoqërisë së hapur.
Në një plan tjetër afatgjatë qëllimi është të themelojë një Opozitë false, të butë që bën sikur proteston, shpreh indinjim ndaj padrejtësive dhe zullumeve të qeverisë por është e përmbajtur , ka etikë nuk del nga rrethi i teoremës së policit.
Sipas meje protestat e dirigjuara nga Rama ndalojne kur bie birbili i tij se e mbaruan detyrën.
Dhe këta “Protestuesit e Zvërnecit” pastrojnë dhe bulevardin mbas protestës, pra ngrejnë rekorde te protestave qytetare ndryshe nga protestat e opozitës që janë të shthurura jashtë kontrollit të patronazhistëve.











