Opozita do të zhvillojë sot protestën kombëtare në Tiranë, e thirrur nga Partia Demokratike, në orën 19:00 përpara godinës së Kryeministrisë. Tubimi është një protestë masive kundër qeverisë.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen më 17 prill, duke e cilësuar tubimin si “kryengritjen paqësore më të fuqishme”.
“Më 17 prill, ora 19:00 e gjithë Shqipëria në Tiranë, në kryengritjen paqësore më të fuqishme!”, ka deklaruar Berisha në një postim në Facebook.











