Kryeministri Edi Rama do të thirret si dëshmitar te gjyqi për dosjen “Partizani”. GJKKO ka pranuar kërkesën e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha.
Rama do pyetet si dëshmitar në cilësinë e ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Mbrojtja deklaron se Rama është person kyç në këtë proces, pasi sipas saj, ai ishte personi që përpiloi bazën ligjore për ndryshimin e destinacionit të truallit nga klub sportiv në shesh ndërtimi.












