LajmePolitika

Dosja ‘Partizani’, Berisha: Rama duhet të hetohet, jo vetëm të dëshmojë

SPAK ka reaguar së fundmi lidhur me kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të thirrur si dëshmitar kryeministrin Edi Rama në procesin gjyqësor për dosjen “Partizani”.

SPAK bëri të ditur se vendimmarrja për pranimin ose jo të kësaj kërkese i takon Gjykata e Posaçme, e cila do të shqyrtojë rrethanat dhe provat e paraqitura nga palët.

Nga ana e tij, Berisha deklaroi për mediat se kryeministri Rama duhet jo vetëm të dëshmojë, por edhe të jetë subjekt hetimi. Sipas tij, Rama ka pasur rol në zhvillimet që lidhen me territorin e ish-klubit “Partizani”, duke pretenduar se një pjesë e zonës është shndërruar në truall ndërtimi pa kërkesë nga pronarët.

“Rama është kërkuar nga të akuzuarit e dosjes që në fillim që të jetë dëshmitar, madje jo dëshmitar, por në ndjekje penale, sepse Edi Rama, një pjesë të mirë të territorit të klubit “Partizani;’ e kishte shndërruar në zonë ndërtimi pa asnjë kërkesë të pronarëve përveç të peshkaqenit Olsi Rama që kishte vendosur të bëhej milioner në tokën e tjetri. Zona ishte zonuar kur as nuk u ishte kthyer pronarëve dhe ata nuk kishin bërë asnjë kërkesë. Më pas Rama dha lejet e ndërtimit te klubi Partizani, më vonë ai mori vesh se një nga pronarët që ka marrë tokë aty dhe është bashkëndërtues është Malltezi, dhe pavarësisht se ishte dhënë leja, ai e mbajti lejen e ndërtimit, nuk e zbardh. Gjykata e urdhëron ta zbardhë, ai nuk zbatoi vendimin e gjykatës. Rama dërgoi Inspektoriatin e tij dhe bllokoi punimet, për çka u dënuar 320 mijë euro nga gjykata, shumë që u pagua nga buxheti i bashkisë”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts