Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se u vodhi programin elektoral të prezantuar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Rama u mundua gjate rubrikës së propagandës ‘Sy m Sy’, duke thënë që është gjëja më qesharake në botë “a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik”.
“U kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, deklaroi kryeministri.
Ndërkohë që la të kuptohet se e ka kopjuar dhe se siç duket i mbetur pa bilanc dhe pa program nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të recitojë tallava e propagandë për tu mbushur mendjen shqiptarëve që ti mashtrojë edhe një herë dhe tu marrë votën. Ai dhe qeveria e tij janë mësuar të vjedhin.
“Qajnë hallin se edhe u kopjua programi, është gjëja më qesharake në botë a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod kasaforte, kodi i Da Vinçit, u kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, tha Rama.
Ndërkohë në takimet e fundit të tij përveç pasaportës evropiane për të cilën nuk asnjë gjë në dorë ai, ka nisur dhe nxjerr si premtime te tij ato që tashmë janë përfshirë me kohë në programin e Partisë Demokratike dhe koalicionit opozitar. Vijon me Evropën e pastaj nxjerr kopje të programit. Vetëm ngjyrën e sfondit nuk ka kopjuar. Ka ruajtur ngjyrat mavi te rilindjes me te cilën arriti ta pushtonte PS dhe ta shndërronte në një makineri që mbron atë dhe bandën e tij që vjedhin përditë, edhe nga burgu ku janë instaluar me shume se gjysma.











