LajmePolitika

Berisha merr flamurin kombëtar në dorë: Siç përcollëm Lubinë, do të përcjellim edhe Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shfaq me flamurin kombëtar në dorë në përfundim të marshimit të opozitës, duke paralajmëruar vijimin e aksionit politik kundër qeverisë.

I pyetur nga gazetarët për hapat e ardhshëm, Berisha deklaroi se aksioni do të vazhdojë “i pandalshëm dhe i fuqishëm deri në fitore”.

“Unë kam besim të plotë tek ju, tek guximi juaj, tek qëndresa juaj. Një mirënjohje për këtë marshim kryengritës paqësor që Tirana nuk e ka parë ndonjëherë,” u shpreh ai, duke falënderuar protestuesit për pjesëmarrjen.

Berisha theksoi se protesta e radhës do të njoftohet së shpejti, ndërsa paralajmëroi forma të tjera të aksionit opozitar. “Do të jetë forma që ta tmerrojë më shumë Edi Ramën,” tha ai, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

PJESE NGA DEKLARATA

*Zoti Berisha, si do vijojë aksioni juaj?*

*Sali Berisha:* Absolutisht do vijojë e pandalshme, e fuqishme gjer në fitore.
A i sheh këta këtu?
Në qoftë se unë u them tani, për 25 minuta këta janë në Surrel.
E kam shumë të qartë atë unë.
Po pse, kot. Unë kam besim të plotë tek ju, tek guximi juaj, tek qëndresa juaj.
Ndaj dhe një mirënjohje për këtë marshim kryengritës paqësor që Tirana nuk e ka parë ndonjëherë.
I dhatë Tiranës një vitalitet, një besim, një guxim që kishte shumë nevojë.
Tani, të gatashëm na pret kryengritja tjetër.
Ne nuk ndalemi.
Bota këtë pret, shqiptarët këtë presin nga ne, miqtë tanë në Europë dhe në botë këtë presin nga ne.
Edi Rama, vrimën e miut, nuk ke ku futesh.

*Në çfarë date është protesta e radhës?*

*Sali Berisha*: Protestën e radhës do ua njoftojmë shumë shpejt. Ja, sa më shpejt. Bravo. Bravo, bravo!

*Zoti Berisha, do jetë në këtë formë apo në forma të tjera?*

*Sali Berisha:* Tani, do jetë forma që ta tmerrojë më shumë Edi Ramën. Ju e patë vetë se si ishte bërë gjysmë mejt tek bënte vetëmbrojtjen në bankën e akuzës.
U garantoj o miq se siç përcollëm Lubinë, do përcjellim Ramën ne.
Po, po, nuk ka ku të shkojë!
Ja, ylli, ky është superstari i marshimit.
Sot, prania e të rinjve, e adoleshentëve dhe të rinjve ishte kampion.
Ata ishin ç’është e vërteta balli, energjia, guximi i marshimit kryengritës.
Bravo, bravo, bravo!

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts