Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se zvarritja që mazhoranca dhe Rama po i bëjnë ccështjes Balluku, është një tentative për të djegur afatin 3-mujor që i duhet parlamentit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK-ut.
Kreu i demokratëve tregoi se si Balluku ka kërcënuar socialistët se ka të regjistruara të gjitha bisedat me Oltion Bistrin, ish-kreu i Njësisë Operacionale i arrestuar, duke shtuar se këto prova, sipas tij e mbajnë të gjithë mazhorancën “peng”.
Berisha: Ky është një variant, por u siguroj se në asnjë variant, Edi Rama nuk pranon t’i heqë imunitetin Lubi Ballukut sepse e di që në tre rreshta, dy janë për Ramën në atë dosje.
E di se në 6500 mesazhe të paktën 4 mijë janë të Ramës në dosje. I di Rama këto. I di, ndaj dhe është një mundësi ajo. Po edhe sikur të mos ishte, ai nuk heq imunitetin. Atë mund ta largojë si zëvendëskryeministre dhe rri një prestanome në vend të saj aty.
Edhe njëherë, mos harroni mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe kryesisë, që e detyroi Ramën t’i mbledhë në selinë e PS.
Ajo, e tërbuar, kërcënoi secilin prej tyre si Taon, edhe Spiropalin, Spirogjokën, etj, etj me radhë.
Po, sepse i ka të regjistruara të gjitha ajo me atë Oltion Bistrin, që ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit dhe Irena Gjoka ia kthyen pasuritë e krimit. I ka të gjithë në xhep ajo dhe ata ulnin kokën aty si turpe, dhe Rama që u thoshte e kanë me mua, nuk e ka gjë Belinda. Tani e ka fjalën populli dhe vetëm populli.












