LajmePolitika

Berisha thërret protestën e radhës: Më 10 shkurt ftoj shqiptarët për t’i dhënë leksionin e merituar Edi Ramës

Opozita do të zhvillojë protestën e radhës më 10 shkurt. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat.

Sipas Berishës, protesta do të mbahet në orën 17:00, përpara Kryeministrisë, si reagim ndaj asaj që opozita e cilëson si padrejtësi dhe si kërkesë për krijimin e një qeverie teknike.

“Qytetarë dhe qytetare!
Çdo përpjekje, përveç se përpjekjeve tuaja janë humbje kohe.
Sot më shumë se kurrë është fjala juaj, është fjala juaj, është guximi juaj, është revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrejtësisë ndaj vjedhjes, ndaj narkoshtetit, ndaj varfërimit dhe mjerimit nga plaçkitja e kësaj qeverie, që duhet të shpëtojë, dhe do të shpëtojë Shqipërinë.
Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij, shëtit si i vdekuri me të gjallin me Lubi Ballukun, për t’u thënë shqiptarëve, për të sfiduar qytetarët, për t’i ofenduar ata dhe më shumë se ofendim, se unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkis dhe se mos mendoni kurrë se drejtësia apo ligji janë për Ramën apo Lubinë, por janë vetëm për ata që duan këta të dy.
Ka qenë dhe është bindja ime më e prerë, se është vetëm sovrani, gjuha e tij, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këtë grusht hajdutësh, këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, të largohen një minutë e më parë nga pushteti dhe të hapin rrugën për qeveri teknike, zgjedhje të ndershme.
Në Tiranë, dhe kudo në Europë dhe botë, 24 janari është i gjallë çdo ditë. Çka do të thotë, qytetarët shqiptarë, shqiptarët në diasporë dhe kudo, miqtë e shqiptarëve, presin protestën, revoltën dhe vetëm revoltën e qytetarëve shqiptarë.
Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat, gratë, të moshuarit, të bashkohemi ne datën 10 shkurt në ora 5 në Tiranë për t’i dhënë leksionin e merituar kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën
, tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts