LajmePolitika

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës për arrestin shtëpiak: Ishte i tejzgjatur

Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për kërkesën e kreut të PD, Sali Berisha lidhur me tre vendimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e sigurisë “arrest shtëpiak”, duke konstatuar se kohëzgjatja e kësaj mase ka qenë e tejzgjatur.

Çështja lidhet me qëndrimin e mbajtur nga avokatët e Berishës, të cilët gjatë raportimeve dy mujore kundërshtuan vazhdimisht kërkesën e SPAK, që insistonte në vijimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit.

Siç rezulton, masa e sigurisë ndaj Sali Berishës u ndryshua në janar të vitit 2025, duke u kthyer nga “arrest shtëpiak” në “detyrim paraqitjeje”.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts