LajmePolitika

Durana Park dhe pushteti i padukshëm i Kryeministrisë, kush ishte roli i Elira Kokonës

Debati i ndezur rreth projektit Durana Park ka nxjerrë në pah jo vetëm përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe rolin e figurave kyçe administrative që shpesh veprojnë larg syrit të publikut.

Së fundmi, në qendër të këtij debati është vendosur emri i Elira Kokonës, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, një nga postet më të rëndësishme, por më pak të ekspozuara të qeverisë shqiptare.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është hallka kryesore që lidh Kryeministrinë me ministritë dhe gjithë administratën shtetërore. Ky rol përfshin koordinimin institucional, ndjekjen e zbatimit të vendimeve të qeverisë, mbikëqyrjen e procedurave administrative dhe filtrimin e dokumentacionit që shoqëron projektet strategjike të shtetit.

Elira Kokona, e konsideruar si një nga figurat më të afërta administrative të kryeministrit Edi Rama, ka ushtruar këtë funksion prej vitesh, duke ndërtuar një profil ndikimi që nuk buron nga deklaratat publike, por nga kontrolli mbi proceset vendimmarrëse.

Pushtet, por pa ekspozim publik
Ndryshe nga ministrat apo drejtuesit politikë, Sekretari i Përgjithshëm operon në një zonë gri mes politikës dhe administratës. Ky është një pushtet që nuk shoqërohet me konferenca shtypi apo dalje mediatike, por që ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmbajtjen dhe zbatimin e vendimeve qeveritare. Pikërisht kjo e bën këtë figurë një pushtet të padukshëm, por thelbësor.

Lidhja me projektin Durana Park
Përfshirja e emrit të Elira Kokonës në debatin për Durana Park ka rikthyer vëmendjen te përgjegjësia e administratës së lartë në projektet strategjike.

Sipas akuzave të opozitës, projekti është menaxhuar në nivel të lartë nga struktura pranë Kryeministrisë dhe ka mbetur kryesisht në fazën e dokumentacionit, pa një prani konkrete në terren. Për një zyrtare që mbikëqyr qarkullimin e vendimeve dhe koordinimin institucional, ky fakt ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si janë ndjekur procedurat dhe afatet.

Denoncimi i Ahmetajt 
Debati nisi nga denoncimi publik i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili e ka cilësuar Durana Park si një “park virtual”. Sipas Ahmetajt, projekti nuk ekziston realisht si një park teknologjik me infrastrukturë dhe aktivitet në terren, por shërben si një skemë administrative që u ka lejuar dhjetëra kompanive të përfitojnë lehtësira fiskale, ndërsa aktiviteti i tyre real zhvillohet jashtë zonës së deklaruar.

Ahmetaj ka deklaruar se në terren, në zonën e Xhafzotajt, nuk ka asnjë investim që përputhet me përmasat dhe përshkrimin zyrtar të projektit, duke ngritur dyshime serioze mbi transparencën dhe qëllimin real të Durana Park. 

“Kjo është përdorur për të gënjyer shqiptarët që një grup kompanish të mos paguajnë taksa, kompani të lidhura me pushtetin. Unë kam këtu 26 kompani që kanë përfituar autorizime. Dhe i ftoj shqiptarët të shkojnë në Xhafzotaj të shohin a ekziston apo nuk ekziston ky park. Është park virtual. Ligji nuk flet për park virtual. Që ti me demek regjistron adresën në Xhafzotaj dhe punon te blloku në Tiranë dhe nuk paguan taksa. Mashtrim ndaj shqiptarëve. Dhe ja ku i ke kompanitë. Kompanitë, urdhëro. Ky është model virtual”, deklaroi Ahmetaj pak ditë m

Pavarësisht akuzave apo mbrojtjeve politike, rasti i Durana Park tregon se pushteti i padukshëm, kur nuk shoqërohet me transparencë, bëhet po aq i diskutueshëm sa pushteti politik i ekspozuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts