Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Ramës për të mos shkarkuar Belinda Ballukun dhe për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin nga detyra të saj, me vendim të GJKKO.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Bardhi deklaroi se Rama provoi sot se është avokat i një të pandehure për abuzim me tenderat.
Demokrati tha se Balluku po e shantazhon Ramën me aferat e përbashkëta të abuzimit me pushtetit.
Bardhi: Sot kur Shqipëria duhej të ishte një vend që mëson nga Evropa, vendi ynë bën hapa prapa me demokracinë dhe shtetin ligjor. Edhe pas vendimit të GJKKO për të pezulluar zv.kryeministren dhe ministren Belinda Ballukun, kryeministri nuk u ngrit në lartësinë e një kreyeministri evropian dhe të shkarkonte të pandehurën nga SPAK. Belinda Balluku e ka ulur në gjunjë dhe e shantazhon me aferat e përbashkët të abuzimit me pushtetit. Një vend në vend që të mbrojë interesat e shqiptarëve, Edi Rama zyrtarisht është avoati i në të pandehure për abuzime miliona euro me tendera publikë. Del si avokat i Belinda Ballukut sulmon prokurorë e gjyqtarë dhe shpall veten mbi ligjin.













