Prokuroria e Posaçme ka ngritur një akuze të re ndaj Belinda Ballukut, pasi e mori të pandehur për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Mësohet se SPAK është duke e hetuar Ballukun edhe për lotin 4 të Unazës së Madhe.
GJKKO vendosi sot ndaj saj dy masa sigurie: pezullim nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, si edhe ndalim i daljes jashtë shtetit.
Kujtojmë se Balluku u mor zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tendera publike në 31 tetor 2025. Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë).
Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.
Hetimi nisi pas një kontrolli në banesën e ish-Drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në shkurt 2024, ku u sekuestruan telefona, pajisje kompjuterike dhe dokumente.











