LajmePolitika

‘Seminari’ i Ramës në Aruba alarmon SHBA/ Vjen reagimi i fortë i Ambasadës: Të vendosur të shkatërrojmë kartelet e drogës

Rastësi ose jo, një ditë pas publikimit të investigimit të fortë të gazetarit italian, Nello Trocchia autor i librit “Mafia shqiptare te pamposhturit”, që hodhi dyshime të forta për përfshirjen e Edi Ramës në ‘samitin’ e Arubës me kartelete e drogës, ka reaguar Ambasada Amerikane, në takimin e zhvilluar sot me kukullën e kryeministrit në Ministri të Brendshme.

Në postimin e ambasadës në Facebook, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn thekson ‘forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta’.

Postimi i plotë:

🇦🇱 Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun. Duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta.

🇺🇸 Today Chargé d’Affaires Nancy VanHorn reinforced President Trump’s clear focus on eradicating cartels and transnational criminal groups in her first meeting ëith neë Minister of Internal Affairs Albana Koçiu. By ëorking together, U.S. and Albanian laë enforcement can disrupt illicit financial netëorks and deny safe haven to narcotraffickers and terrorists, making both our countries safer.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts