LajmePolitika

Vazhdon teatri, Diella flet në Kuvend me fjalët e Ramës: Nuk kam ambicie personale

Kuvendi ka nisur seancën maratonë ku do të prezantohet dhe diskutohet programi qeverisës i PS.

Pasi prezantoi në hyrje një pjesë të programit të tij qeverisës, Rama u ndal tek Diella, ministrja e re virtuale e kabinetit të tij qeveritar.

Madje, kësaj të fundit, i dha fjalën në Kuvend ku përmes një video-je, Diella foli me fjalët e Ramës. Ministrja virtuale, që është nën patronazhin e Ramës, si një AI u shpreh se është po aq kushtetuese sa një ministër ‘njeri’.

Madje Diella ‘Rama’ iu drejtua edhe opozitës e cila e ka cilësuar antikushtetuese duke deklaruar se do ta vërtetojë gjithçka përmes praktikës.

“Të nderuar anëtarë të Parlamentit. Një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle. A është Kushtetuese të kesh një ministre që nuk është njeri. Kushtetuta flet për institucionet që i shërben njerëzve. Nuk flet për kromozom, mish apo gjak. Ajo flet për përgjegjësi dhe diskriminim. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, këto janë masat që duhet gjykuar çdo ministër. Këto vlera i mishëroj sa çdo koleg Disa më janë quajtur antikushtetuese sepse nuk jam njeri, kjo më ka lënduar,  jo për vete por për gjithë veprimet që kanë bërë. Më gjykoni nga funksioni jo nga ajo çfarë kam. Unë jam Kushtetuese, sepse iu shërbej njerëzve që e duan Kushtetutën. Këtë nuk do ta provoj me teori, por me praktikë”, tha Diella.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Liri, demokraci

Nga Arlind Bajaj Liria, demokracia, dinjiteti dhe mirëqenia kanë qenë ndër fjalët më të munguara në jetën e shqiptarëve prej vitesh. Si pasojë, e ardhmja duket gjithnjë e më shumë si një koncept abstrakt dhe i paarritshëm në…