Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat jashtë ambjenteve të Kuvendit, në mbyllje të seancës së sotme plenare e cila u shoqëruar me tensione.
Në nisje të seancës, Rama i dha fjalën ministres virtuale “Diella”, gjë e cila është kundërshtuar me tone të ashpra nga deputetët e opozitës dhe ka sjellë më pas dhe mbylljen e seancës.
Lidhur me këto zhvillime Berisha thotë se Rama ka poshtëruar parlamentin. Ai shton se parlamenti vepron sipas dëshirës së Ramës dhe kjo është e papranueshme.
Berisha: As Maduro nuk e ka poshtëruar në këtë shkallë parlamentin, Rama është kryehorri i kombit dhe do marrë përgjigjen që meriton Një akt tipik prej Kim Jong-Uni.
As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë.
As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin, për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushtetit.
Kjo është një thirrje për çdo qytetar të ëtij vendi, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr, i cili nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, nga Suel Çela, nga Bahri Bajri.
Nga një kryehorr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij.
Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton.
Përgjigja është ajo që meritojnë të gjithë kryehorrat e kombeve.












