Politika

Roshi: Shteti legalizoi ‘de fakto’ bizneset që shfrytëzojnë hapësira publike

Në intervistën e dhënë në A2CNN, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, foli edhe rreth qasjes së shtetit ndaj zaptimit të hapësirave publike nga bizneset. Sipas tij, përderisa këta subjekte paguajnë taksa për këto hapësira, shteti i ka legalizuar në mënyrë të tërthortë. Ai theksoi se këto taksa shkojnë edhe për mbushjen e fondit të pensioneve, në një kohë kur vendi përballet me largimin masiv të qytetarëve dhe krizë të fuqisë punëtore. “Si mund të gëzohen pensionistët për heqjen e çadrave, kur pikërisht këta biznese kontribuojnë në skemën e tyre?”, tha Roshi.

Ai shtoi se ndëshkimi i bizneseve është selektiv dhe se në disa raste hapësirat publike janë kthyer në shërbim të hoteleve luksoze në Tiranë, duke transformuar rrugë publike në shatërvane për interesa private.

Artur Roshi: Ata kanë zënë hapësirat publike. A paguajnë taksa ata? Ata paguajnë taska për hapësirën publike që e shfrytëzojnë. Përderisa paguajnë taksa, do të thotë që nuk janë dhe aq pa leje. Që do të thotë që ti e ke legalizuar de fakto, sepse po u mer taksat. Thonë që qytetarëve po u zënë hapësirë.

Po mirë, përderisa këto biznese po paguajnë taksa do te thotë që këto taksa, një pjesë shkojnë edhe për pensionet, pra edhe për ata që janë të kënaqur po themi.

Kush do ti paguajë pensionet kur ne dimë që dita ditës shqiptarët lagohen nga Shqipëria. Kur ne dimë që fuqia punëtore këtu është në krizë. Pra, pensionistët nuk duhet të gëzohen që hiqen çadrat, sepse kush do ta mbushë fondin e pensioneve.

Gjithsesi, po ta shohim edhe më tej, edhe kjo që bëhet, bëhet në mënyrë selektive. Disa ne i shohim, gjithë qytetarët i shohin. Disa hapësira publike i kanë kthyer në shërbim të disa hoteleve, këtu në Tiranë. Ka qenë rrugë madje, dhe e kanë prishur rrugën dhe e kanë bërë shatërvan.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts