Kryedemokrati Sali Berisha nga foltorja e selisë blu deklaroi këtë të enjte se raporti i Parlamentit Europian damkos farsën elektorale. Berisha iu referua deklaratave të Elisa Spiropalit në lidhje me raportin që u miratua nga Komiteti për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.
Berisha lexoi pjesë nga raporti ku kërkohet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar duke akuzuar Ramën, Ballukun dhe Spiropalin se po qeverisin në bashkëpunim me krimin.
DEKLARATA E BERISHËS
Edi Rama nxori dje Miss Metamorfozën apo Pëllumbesha Spirogjokën për një mashtrim publik para shqiptarëve, për të kryer një akt mashtrimi publik para qytetarëve shqiptarë.
Miss Metamorfoza, e cila çdo trillim dhe mashtrim që i përcjell Skënderbuçi i saj, falënderoi në një akt hipokrizie ekstreme për raportin që do miratojë Parlamenti Europian në korrik të këtij viti për Shqipërinë.
Kur nuk ke cipë, nuk njeh kufi, nuk njeh standard, nuk njeh kriter.
Në qoftë se ka në këtë raport njerëz të personalizuar, jo me emër, por me akte, janë Edi Rama, Miss Metamorfoza dhe Altin Troplini.
Këta në raport janë tre personazhet më kryesore të damkosura dhe më lejoni t’i marr me radhë.
Edi Rama damkoset sepse ka krijuar shtetin elektoral. Raporti që i kalojë Parlamentit Europian, i referohet pikë për pikë paragrafit të parë të raportit të OSBE/ODIHR, delegacionit të Parlamentit Europian, delegacionit të Këshillit të Europës, në të cilin thuhet se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të pabarabarta.
Barazia në fushatë elektorale është kriteri i të gjitha kritereve për zgjedhje të drejta apo zgjedhje që respektojnë parimet ndërkombëtare.
Por, raporti damkos Edi Ramën jo vetëm se deklaron se fusha ishte e pabarabartë, por sepse thotë u përdorën gjerësisht burimet e shtetit për fushatë elektorale nga partia në pushtet.
Pra, raporti akuzon Edi Ramën se ka krijuar shtetin elektoral dhe kusht themelore kjo për shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale.
Ja se çfarë përshëndet Pëllumbesha Spirogjoka. Por do shkojmë pak më tutje. Të paskrupullt dhe të rënë në çark, ka përfunduar koha kur raportet shkruheshin në zyrat e Edi Ramës. Në një kohë krejt tjetër…
Raporti që në hyrje hedh poshtë mashtrimin e paskrupullt të Edi Ramës dhe Miss Metamorfozës se gjoja opozita qenka kundër procesit të integrimit.
Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian konfirmojnë se opozita mbështet plotësisht integrimin. Por në raport damkoset Edi Rama si njeri që përqendron të gjitha pushtetet në duart e veta.
Theksohet disa herë se ndarja e pushteteve është një parim themelor që nuk respektohet në Shqipëri, konkretisht nga parlamenti. Natyrisht Brukseli e di se ajo është një kukull mjerane që lexon deklaratat bajate.
Por Brukseli e di se në qoftë se ka një njeri përgjegjës numër një në Shqipëri për shkelmimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pa të cilat nuk ka shtet ligjor, si instanca eprore në mbrojtje të Kushtetutës dhe të konventës evropiane të të drejtave të njeriut në përputhje me Kushtetutën.
Konventa ka një gjykatë në Strasburg, por çdo Gjykatë Kushtetuese duhet të zbatojë ato parime sepse janë të mishëruara në Kushtetutën e vendit.
Pëllumbesha Spirogjoka është bërë famëzezë jo vetëm si zonja 5-milionëshe, atë e paraqita unë këtu, dokumentet, por famëzezë sepse për Olta Xhaçkën i vë zjarrin Kushtetutës për hir të Edi Ramës.
Se kjo është e vetmja kryetare parlamenti në Europë që nuk dërgon vendimet e parlamentit në Gjykatë Kushtetuese dhe zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Të kesh kurajë dhe të dalësh para shqiptarëve pasi ke marrë një damkë të tillë ndërkombëtare, do të thotë ta shpallësh veten robot, për të mos përdorur epitete të tjera.
Raporti, pra damkos Edi Ramën sepse ka mungesë të përgjegjshmërisë demokratike. Nuk ka akuzë, kjo dy fjalë janë, por këto dy fjalë janë të rënda sa guri. Përgjegjshmëri demokratike do të thotë se nuk ekziston demokracia. Do të thotë se nuk zbaton ligjet dhe i shkel ato.
Raporti akuzon Ramën dhe Lubi Ballukun për faktin se ligjet e prokurimeve publike janë allasoj me xhepin e tyre dhe jo me standardin e BE, detyrim i prerë i Shqipërisë në përputhje me MSA-në.
Por raporti nuk kursen kësaj here Altin Troplinin. Sepse raporti flet për ndërhyrje të vazhdueshme politike, çka do të thotë se Skapi është një levë e partisë. Pra, edhe ato mashtrime të bëra, po u del kallaji.
Skapi paraqitet në raport si një organ në të cilin dora e zezë politike e Edi Ramës është e stërfuqishme. Se si mundet të mashtrohen shqiptarët dhe të mos u thuhen të vërteta, ky është një akt i papërgjegjshëm.
Raporti dënon mungesën e plotë të reformës elektorale sepse Edi Rama nuk do reformën. Një problem madhor në raport rezulton liria themelore e fjalës dhe e medieve.













