Politika

KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të Qarkut Vlorë

KAS vendosi në mbledhjen e kësaj të mërkure hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore.

Vendimi u mor pas verifikimit të 4 kutive të materialeve të Qarkut Vlorë.

Ky vendim i KAS u mbështet edhe nga dy përfaqësuesit e opozitës, Ledio Braho e Elvis Çefa.

Më 27 maj, PD ankimoi rezultatin zgjedhor në këtë qark, ku pretendonte se atje është evidentuar përdorimi sistematik i administratës publike dhe strukturave shtetërore në funksion të interesave zgjedhore të Partisë Socialiste.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts