Politika

Trump nuk është rastësi…/ Artur Roshi: Amerika mbështetet tek parimet, jo tek farefisi

Në intervistën e dhënë me gazetarin Bejdo Malo në Shijak TV, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka komentuar së fundmi rolin e Amerikës dhe të ish-presidentit Donald Trump në arenën ndërkombëtare, duke u ndalur veçanërisht tek figura e dhëndrit të Trump dhe filozofia politike që sipas tij karakterizon SHBA-në.

Nuk është rastësi që Trump ka qenë dy herë në qendër të politikës amerikane. Ajo që mbështetet në SHBA nuk është farefisi, por parimet dhe vlerat. Mbështetja për farefis është karakteristikë e vendeve të prapambetura. Ne mund ta bëjmë këtë, por jo Amerika,” tha Roshi.

Ai shtoi se dhëndri i Trump ka qenë i distancuar nga axhenda politike e ish-presidentit, veçanërisht në periudhën pas zgjedhjeve kur Trump pretendoi se i ishin vjedhur votat. Sipas Roshit, ky qëndrim i distancuar tregon se në SHBA politika nuk varet nga lidhjet familjare.

Zyra ovale sot është më transparente se kurrë, nuk ka më takime të mbyllura, gjithçka ndodh para publikut. Trump nuk ka asgjë për të fshehur,” u shpreh ai, duke e konsideruar këtë një dëshmi e drejtimit ndryshe nga ai që ndjekin liderët në vende si Shqipëria.

Artur Roshi: Një koment për dhëndrrin e Trump. Ai është jashtë axhendës politike të Trump, është treguar kjo për shkak të qëndrimit që ai mbajti kur Trump tha që mu vodhën votat. Ai nuk e mbështeti por le ta lëmë këtë…  atje ku mbështetet zoti Trump, është filozofia ajo që mbështetet, janë parimet. Nuk mbështetet tek farefisi. Tek farefisi mbështeten vendet e prapambetura. Mbështetetim ne. Nuk mbështetet Amerika. Ata mbështeten tek parimet, vlerat.

Nuk bashkohen ata të mbushin interest e familjes jashtë axhendës politike. Kështu që Trump nuk erdhi rastësisht aty për herë të dytë. Ju e keni parë që zyra ovale s’ka më takime tek a tek, por është e hapur me publikun. Pra, ai s’ka asgjë çfarë fsheh. Dhe derisa Trump mban një qëndrim të tillë para syrit të gjithë botës, nuk mund ta çajë Rama me keto që bën.

Qëllimi i Trump është liria. Nuk qëndron liria e tyre nëse nuk shpërndahet në gjithë botën. Ata punojnë për vendin e tyre por edhe për vendet e tjera.  

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts