Politika

Artur Roshi: Pranimi i komisionit faktmbledhës nga PE, sinjal se Europa i hapi derën opozitës

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka komentuar zhvillimet e fundit në arenën politike, duke u ndalur tek pranimi i një komisioni faktmbledhës nga institucionet evropiane. Në një intervistë të dhënë në Shijak TV, me gazetarin Bejdo Malo, Roshi tha se ky është një sinjal i qartë se Europa ka informacion për situatën në Shqipëri dhe ka vendosur t’i hapë derën opozitës.

Pranimi i komisionit faktmbledhës ka domethënie të madhe. Axhenda e Berishës ishte në kundërshtim me atë të PPE-së, por megjithatë u fut si çështje shtesë, çka tregon hapje ndaj opozitës. Kjo do të thotë që Europa po dëgjon,” tha Roshi.

Ai shtoi se fjalimi i ish-kryeministrit Berisha në forumet evropiane ishte korrekt dhe në përputhje me kërkesat e opozitës për liri dhe demokraci.

Lirinë dhe demokracinë, kur je i shtypur brenda vendit, e kërkon në Perëndim. Nuk ka të bëjë me telendisjen e Shqipërisë, siç pretendojnë disa. Kjo është një mendësi e vjetër, marksiste, si në kohën e Enver Hoxhës, kur këtu thuhej se çdo gjë lulëzonte, ndërsa jashtë kapitalizmi vdiste për bukë,” u shpreh Roshi.

Artur Roshi: Ata pranuan komisionin faktmbledhës, çfarë do të thotë kjo. Përsa i përket axhendës, nuk kishte të bënte fare. Axhenda e Berishës ishte në krah të kundërt me axhendën që ishte në PPE dhe pranimi i saj, futja në axhendë ekstra, për mua kishte domethënie. Pra, për mua do të thotë që Evropa ka informacion dhe i hapi derën menjëherë opozitës. Fjalët e Berishës atje ishin korrekte, pavarësisht se… ne çfarë kërkojmë? Kërkojmë lirinë dhe demokracinë.

Lirinë dhe demokracinë, kur ti je i shtypur brenda, do ta kërkosh në Perëndim. S’ka të bëjë me atë që, ne po telendisim vendin. Ta mentalitet marcist si në kohën e shokut Enver. Në kohën e shokut Enver, këtu brenda lulëzonte çdo gjë dhe jashtë kapitalizmi vdiste urie.

E njëjta gjë edhe tani. Ne zihemi brenda shtëpisë, por mos të na nxjerrë jashtë. Demokracia është transparencë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts