Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka komentuar zhvillimet e fundit në arenën politike, duke u ndalur tek pranimi i një komisioni faktmbledhës nga institucionet evropiane. Në një intervistë të dhënë në Shijak TV, me gazetarin Bejdo Malo, Roshi tha se ky është një sinjal i qartë se Europa ka informacion për situatën në Shqipëri dhe ka vendosur t’i hapë derën opozitës.
“Pranimi i komisionit faktmbledhës ka domethënie të madhe. Axhenda e Berishës ishte në kundërshtim me atë të PPE-së, por megjithatë u fut si çështje shtesë, çka tregon hapje ndaj opozitës. Kjo do të thotë që Europa po dëgjon,” tha Roshi.
Ai shtoi se fjalimi i ish-kryeministrit Berisha në forumet evropiane ishte korrekt dhe në përputhje me kërkesat e opozitës për liri dhe demokraci.
“Lirinë dhe demokracinë, kur je i shtypur brenda vendit, e kërkon në Perëndim. Nuk ka të bëjë me telendisjen e Shqipërisë, siç pretendojnë disa. Kjo është një mendësi e vjetër, marksiste, si në kohën e Enver Hoxhës, kur këtu thuhej se çdo gjë lulëzonte, ndërsa jashtë kapitalizmi vdiste për bukë,” u shpreh Roshi.
Artur Roshi: Ata pranuan komisionin faktmbledhës, çfarë do të thotë kjo. Përsa i përket axhendës, nuk kishte të bënte fare. Axhenda e Berishës ishte në krah të kundërt me axhendën që ishte në PPE dhe pranimi i saj, futja në axhendë ekstra, për mua kishte domethënie. Pra, për mua do të thotë që Evropa ka informacion dhe i hapi derën menjëherë opozitës. Fjalët e Berishës atje ishin korrekte, pavarësisht se… ne çfarë kërkojmë? Kërkojmë lirinë dhe demokracinë.
Lirinë dhe demokracinë, kur ti je i shtypur brenda, do ta kërkosh në Perëndim. S’ka të bëjë me atë që, ne po telendisim vendin. Ta mentalitet marcist si në kohën e shokut Enver. Në kohën e shokut Enver, këtu brenda lulëzonte çdo gjë dhe jashtë kapitalizmi vdiste urie.
E njëjta gjë edhe tani. Ne zihemi brenda shtëpisë, por mos të na nxjerrë jashtë. Demokracia është transparencë.












