Politika

Sot seanca e parë plenare në Kuvend pas zgjedhjeve! Opozita me fokus te “faktet” për 11 majin, PS mbledh grupin parlamentar

Ditën e sotme rikthehet aktiviteti në Kuvend ku rikthen pas disa javësh pauzë për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit rinisin punimet.

Mësohet se në orën 10:00, përpara seancës plenare, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, ku do të diskutohet kalendari i punimeve për javët e mbetura të sesionit parlamentar dhe ecuria  e planit të veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian për periudhën janar-mars 2025.

Ndërsa opozita ka paralajmëruar se do të flasë për procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin e konsideron një “farsë elektorale”, PS mësohet se do të mbledhë grupin parlamentar një orë para nisjes së seancës.

Kreu i grupit palametar socialist, Niko Peleshi, në një mesazh drejtuar deputetëve, ka kërkuar pjesëmarrje dhe ka njoftuar se në fokus do të jetë organizimi i punës në komisione dhe seancat e fundit të kësaj legjislature.

Sipas Kushtetutës, legjislatura e re që del nga zgjedhjet e 11 majit duhet të mblidhet brenda dhjetë ditësh nga përfundimi i mandatit të Kuvendit aktual.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts