Drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi, ka shprehur mirënjohje të thellë për strukturat dhe votuesit e Partisë Demokratike në Njësinë Nr. 5 të Tiranës, të cilët ai i cilëson si “zemra e kryeqytetit” dhe shembull i qytetarisë së guximshme.
Në një postim të bërë në Facebook, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit, Këlliçi falënderoi drejtuesit lokalë, trupën elektorale dhe çdo qytetar që, sipas tij, përballuan presionin e jashtëzakonshëm të makinerisë shtetërore dhe i dhanë PD-së mbi 10 mijë vota në këtë njësi.
Postimi në Facebook:
Mirënjohje pafund drejtuesve, trupës elektorale dhe demokratëve të degës nr. 5 Tiranë, zemrës së kryeqytetit tonë [🙏🏻]
Një falenderim i madh për të gjithë demokratët e qytetarët, të cilët përpos të gjithë makinerisë shtetërore dhe presionit të paprecedentë, mbështetën PD me 10705 vota në këtë njësi!
Vota dhe kontributi juaj NUK do të shkojë dëm.
Ju jeni modeli dhe frymëzimi se si njerëzit e lirë nuk i nënshtrohen farsave të organizuara nga shteti elektoral i Edi Ramës!
Faleminderit [💙]













