LajmeRajoni

Tragjike! Babai vret vajzën 15-vjeçare në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin mëngjesin e së martës. Një shtetas turk dyshohet se ka goditur me thikë dy vajzat e tij, 15 dhe 10 vjeçare, ku si pasojë e lëndimeve të marra, dyshohet se 15-vjeçarja ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyçi i cili tha se edhe 10-vjeçare është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në QKUK.

Përveç dy vajzave, Bytyçi bëri të ditur se i dyshuari ka goditur edhe veten dhe ndodhet në spitalin rajonal të Prizrenit.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts