Me afrimin e datës së zgjedhjeve parlamentare, një mesazh i drejtëpërdrejtë është dhënë nga kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, duke paralajmëruar fundin e mandatit qeverisës aktual.
“Në besimin popullor shqiptar, po dëgjove këngën (kukamën) e bufit, të ka ardhur ora,” shkruan Roshi në Facebook.
Sipas tij, data 11 maj është pikë kthese dhe ka një rëndësi të veçantë, që përkon me “momentin e ardhjes së mandatit politik për opozitën”.
“Politikisht mandata vjen në 11 maj”, shkruan Roshi, duke lënë të kuptohet se një zhvillim i rëndësishëm mund të ndodhë, si një shenjë se ora politike për qeverinë aktuale po mbaron.












