Bota

Kush do zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike? Ja pretendentët

Besimtarët Katolikë dhe e gjithë bota e krishterë janë në pritje të nisjes së Konklaves së Kardinalëve nga vota e së cilës do të zgjidhet Papa i 267 i Kishës Katolike.

133 Kardinalët votues e që vijnë nga e gjithë bota janë mbështetës të rrymave të ndryshme të Kishës katolike; progresistë, konservatorë, të moderuarit, ultra konserfvatorët., si dhe përfaqësues territorial të vendit nga vijnë si Kisha Amerikane, Aziatike, Afrikane, Eruopiane, etj.

Prej 47 vitesh Italia nuk ka mundur të ketë një PapëI fundit ka qënë Papa Luciano më 1978 e besimtarët e shumë shpresojnë që Konklave të votojë një përfaqësues të Kishës Italiane.

Ndër emrat më të mundshëm për të drejtuar Selinë e Shenjtë renditen:

Kardianli Pietro Parolin, 70 vjec, italian, Sekretar i Përgjithshëm i Vatikanit, njohës i mirrë i Orientit e Amerikës Latine që gëzon konsensusin si të rrymës konservatore ashtu dhe të asah progresiste.

Kardinali Pierbattista Pizzaballa, Patriarku i Jeruzalemit, 60 vjeç, mbrojtës i palestinezëve në Gaza e në raporte të ekulibruara me autoritetet izraelite.

Kardinali Matteo Maria Zupi 69 vjeç, Arqipeshkop i Bolonjës, Presidentit i Konferencës Episkopale Italiane e mjfat pranë men dimit katolik të Papa Franceskut. Me një impenjim të ngushtë me komunsitetit e Sant’Egidios. Papa Frncesco sa qe në jetë i besoi atij, gjetjen e rrugëve të mundshme për vendosjen e paqes në Ukrainë, si dhe për shëkmbimin e të burgosurve me trupat e viktimave. më 2024, Papa Franceësku i besoi takimin me minsitrin e jashtëm rus Lavrov e metropolitin e Moskës Antonij di Volokolamsk.

Kardinali Ambongo Besungu, Arqipeshkopi i Kinshasa, kryeqyteti i Kongos, 65 vjec. I vetmi kardinal afrikan në Këshillin e Kardinalëve krijuar nga Papa Francesku. Më 2024 nënshkroi letrën publike ku u shpreh kudnër që Kisha Katolike të pagëzoi martesat mes homoseksualëve.

Kardinali Anders Arborelius, 75 vjeç, Peshkop i Stohcolm, Suedi. Kardinali i parë suedez i konvertuar në i krishterë nga besimi protestant. Është shprehur kundër rolit të grave në kishë e emërimit të tyre Diakone.

Kardinali Luis Antonio  Gokim Tagle, 67 vjeç, nga Filipine. Është përfaqësues i Kishës aziatike. Konsiderohet si pjesë e rrymës progresiste dhe pse ka kritikur fort abortin e eutanasinë.

Kardinali Jean Marc Aveline, Arqipeshkopi i Marsigliës 66 vjeç. Mjaft pranë emigrantëve, problematikës së emigracionit e dialogut ndërfetar.

Kardinali Timothy Dolan, 75 vjeç, Arqipeshkopi i Neën York, konsiderohet një nga mbështetësit më të fortë të konservatorizmit katolik.

Kardinali Peter Erdo 72 vjeç, Arqipeshkop i Budapestit e me një konsensus si nga rruga konservatore ashtu dhe nga moderatët.

Kardinali William Jacubus Eijk, 71 vjeç, Arqipeshko i Utrecht, i linjës kosnervatore.

Kardinali Raymond Leo Burke, 77 vjeç amerikan. Konsiderohet ultrakonservator. Kritik i hapur i linjës liberale të Papa Francesko e mbështetës i meshës në gjuhën latine në Kishat katolike.

Kardinali Mario Grech, 68 vjeç, Peshkop i Maltës. Sekretar i Përgjithshëm i Sindod të Peshkpëve. Mbështetës i linjës së moderuar të Kishës Katolike.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts