Në prag të festës së Pashkës, është rritur ndjeshëm fluksi i lëvizjeve në pikën kufitare të Kapshticës. Gjatë 24 orëve të fundit, përmes kësaj pike kanë hyrë dhe dalë gjithsej 10,478 shtetas.
Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i udhëtarëve është regjistruar në hyrje të territorit shqiptar, me 7,921 hyrje, ndërsa në dalje janë shënuar 2,557 shtetas.
Autoritetet bëjnë me dije se fluksi më i lartë është regjistruar gjatë pasdites së së enjtes, ndërsa pritet që lëvizjet të mbeten të larta edhe gjatë ditës së sotme.












