Është arrestuar pas rreth dy muajsh në arrati Daut Laze. 49-vjeçari u arratis nga burgu i Shënkollit në Lezhë, më 4 Shkurt të këtij viti. Sipas policisë Laze u lokalizua dhe u arrestua në zonën e Astirit, ku edhe banonte.
Daut Laze ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor. Sipas autoriteteve, Laze u arratis duke kapërcyer murin në anën jugore të burgut të Shën Kollit.
Policia e Shtetit e konsideroi Lazen si person me rrezikshmëri shoqërore dhe ofroi një shpërblim prej 10 mijë eurosh për informacion që do të çonte në kapjen e tij.












