Politika

‘Elektrifikim elektoral’/ Noka denoncon: Afrojnë zgjedhjet dhe qeveria kujtohet të ndriçojë…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka denoncuar një tjetër veprim të dyshimtë të qeverisë së Edi Ramës, duke e cilësuar si një akt të quajtur “elektrifikim elektoral”.

Sipas Nokës, afrojnë zgjedhjet dhe Partia Socialiste, e cila tashmë po përpiqet të mbulojë pasigurinë e saj, është duke investuar në ndriçimin e disa zonave të pasiguruara, si në fshatin Kus, të Njësisë Administrative Kashar.

‘Pas shumë viteve pa ndriçim, narkoshteti ka menduar t’u japë dritën qytetarëve’, por, siç thotë Noka, ky është vetëm një veprim i motivuar nga afërsia e zgjedhjeve.

Denoncimi i Nokës në FB:

Elektrifikim elektoral 

Populli ka një shprehje: Kur të vjen veza te vendi.

Afrojnë zgjedhjet dhe #Rilindja nuk di nga t’ia mbajë më parë, të mbyllë ndonjë gropë hëpërhë a të ndriçojë rrugën ku kryegjirizi do shkojë të lypi votën.

Në fshatin #Kus të Njësisë Administrative #Kashar janë duke bërë elektrifikim elektoral. Pas një terri shumëvjeçar, narkoshteti mendoi se popullit i duhet edhe drita.

E shikoni se sa “respekt” kanë për Kodin Zgjedhor.

#SPAK po hiç. Nuk shikon, nuk dëgjon, nuk flet.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts