Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në zonën e Astirit në kryeqytet, ku ka deklaruar se do të krijohen mundësi për stimuj fiskalë dhe financiare për investitorët nën 35 vjeç.
Sipas Balliut, këto masa do të kontribuojnë në rritjen e mundësive për rininë dhe do të ndihmojnë në ndalimin e largimit të saj jashtë vendit.
“S’ka pse largohet rinia, mjafton të largohet Rama,” thekson Balliu, duke nënkuptuar se qeverisja aktuale është ajo që ka krijuar kushte të vështira për të rinjtë, duke i detyruar ata të largohen për mundësi më të mira.
“Me të rinjtë në Astir, garantojmë stimuj fiskal dhe stimuj financiare për investitorët nën 35 vjeç.
S’ka pse largohet rinia, mjafton të largohet Rama”, shkruan Balliu.
Kjo iniciativë sipas kandidatit për deputet, ka për qëllim të mbështesë të rinjtë përmes politikave të orientuara drejt rritjes ekonomike dhe mundësive më të mira për investime, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.











