Politika

PS ‘rrëzoi’ SPAK për Ballukun, Ambasada Gjermane: Ndjekja penale në nivele të larta, kusht për integrimin

Vjen reagimi i parë nga ndërkombëtarët pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut në Kuvend me votat e maxhorancës.

Ambasada gjermane në një reagim në rrjetet sociale ka theksuar se ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë është kusht për integrimin e vendit. 

” Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar rreth heqjes së imunitetit Ambasada Gjermane deklaron:
Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.
Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë.

Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane. 

PS 'rrëzoi' SPAK për Ballukun, Ambasada Gjermane: Ndjekja
PS 'rrëzoi' SPAK për Ballukun, Ambasada Gjermane: Ndjekja

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts