LajmePolitika

Berisha kërkon bashkimin e opozitës/ Ftesë Artur Roshit për tryezën politike “Zgjidhje për Shqipërinë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, i ka drejtuar një ftesë zyrtare kreut të Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, për të marrë pjesë në një takim publik me partitë politike opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Takimi do të zhvillohet të premten, më 9 janar, në orën 11:00, në Hotel Rogner EuropaPark, në sallën “Antigonea, dhe do të mbahet në formatin e një tryeze dialogu me temën “Zgjidhje për Shqipërinë”.

Sipas ftesës, kjo nismë synon hapjen e një procesi konsultimi dhe bashkëbisedimi mbi problematikat kryesore që po përjeton vendi, duke përfshirë shtetin e së drejtës, korrupsionin, demokracinë, ekonominë dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. Berisha thekson se ndërtimi i alternativave politike kërkon bashkëpunim të gjerë opozitar dhe përfshirjen aktive të aktorëve politikë e shoqërorë.

Tryeza e dialogut synon të kontribuojë në ndërtimin e një opozite më përfaqësuese, hartimin e zgjidhjeve konkrete dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në procesin politik, përmes një angazhimi të hapur dhe të përgjegjshëm mes forcave opozitare.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts