LajmePolitika

Berisha: Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar disa pamje ku sipas tij, shfaqet Ergys Agasi teksa udhëton bashke me kryeministrin Edi Rama.

Në pamjet e publikuara në Facebook, Berisha shkruan se Agasi shoqëronte Ramën me makinë private, teksa kryeministri lëvizte me eskortë.

Ndërkaq, kryedemokrati thekson se Agasi kishte rojë personale dhe kur takohej me Ramën, e shoqëronte edhe Policia e Shtetit.

POSTIMI:

Pengmarrësi dhe Inspektori i Përgjithshëm i narkoshtetit Ergys Agasi, udhëtonte së bashku me Ramaduron.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon dhe foton e qytetarit dixhital.

Doktor kjo video eshte bere kete vit ne Tirane. Eshte eskorta e Edi Rames ku makina e dyte eshte makina zyrtare e kryeministrit dhe nderkohe bashke me te leviz edhe ergys agasi me makinen e tij private. Makina Range Rover, e 5 ne rradhe, ngjyre vishnje, eshte makina e Ergys Agasit me targa GG 444 AA dhe makina tjeter pas tij e fundit ne rradhe eshte makina e rojeve personale te Ergys Agasit po me targe GG 444 AA e modelit Defender

Ergys Agasi ruhej me roje personale dhe nderkohe kur takonte Ramen, e shoqeronte dhe policia e shtetit dhe futej ne eskorten e kryeministrit.

Keto te dyja jane makinat e ergys agasit te cilat shfaqen dhe ne fund te videos qe te nisa doktor.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts