LajmePolitika

Berisha garanton aleatët: Do të përcaktojmë bashkë sistemin zgjedhor, me Ramën nuk ka zgjedhje

Në takim me aleatët, kreu i PD Sali Berisha garantoi se do të përcaktojnë bashkarisht sistemin zgjedhor që do të koniderohet më i dobishëm.

Berisha tha se përfaqësuesit opozitarë në komisionin e reformës elektorale do të bëhet avokatë të propozimeve të opozitës, për të gjetur sistemin më të përashtatshëm.

Berisha: Më konkretisht, nga viti 1991 gjer sot, Shqipëria ka pasur sisteme të ndryshme për zgjedhjen e deputetëve nga mazhoritar tek proporcional dhe pseudomazhoritar. Së fundmi rajonal. Natyrisht nuk mund të them se PD nuk ka pasur rolin kryesor në këto përcaktime së bashku me PS që kanë qenë dy forcat politike kryesore.

Por në këtë situatë, unë dua t’u garantoj për vullnetin e plotë të PD, të përcaktojmë së bashku atë sistem që ne si forca politike opozitare e konsiderojmë më të dobishmin. Pra, pa asnjë lloj pretendimi që ne do të qëndrojmë në përzgjedhjen tonë pa mirëkuptimin dhe ujdinë me ju.

Le të bëjmë ne këtu një përzgjedhje të përbashkët. Ne kemi përfaqësuesit tanë në komisionin e reformës elektorale, të cilët do jenë avoketërit e propozimeve tona, të ujdisura, të rëna dakord që ne mendojmë se është sistemi më i përshtatshëm për zgjedhjet në Shqipëri. Duke mos harruar kurrë një gjë, se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.

Të gjitha ata që mendojnë ndryshe, ose kanë mungesë të kulturës elektorale ligjore, se nuk është mëkat të mos e kesh, ose pastaj janë me dashje ose pa dashje avoketër të një farsë që realizon Edi Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts