Kryedemokrati, Sali Berisha ka folur këtë të martë në lidhje me arrestimin e Federica Mogherinit, ish-Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe aktualisht rektore e Kolegjit të Evropës, e njohur po ashtu edhe si mike e Edi Ramës.
Në takimin me qytetarët e njesisë nr.9, në Tiranë, Berisha u shpreh se Mogherinit do të vinte sipas tij nesër në Tiranë dhe Edi Rama i kishte bërë gati programin për ti marrë deklarata.
“Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte”,- u shpreh Berisha.
Referuar rasteve të korrupsionit në qeveri Berisha u shpreh se vendi ndodhet në ditët e tij më të zeza.












