LajmePolitika

21 Janari, Berisha e konfirmon: Do shkoj nesër në SPAK dhe do i bëj gjyqin publik Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha ka konfirmuar paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me dosjen e 21 Janarit.

Nga selia blu, Berisha deklaroi se do të paraqitet nesër në SPAK duke e cilësuar një hetim politik.

Kreu i PD tha se përgjegjësi kryesor për demonstratën me 4 të vrarë, është Edi Rama, të cilin drejtësia shqiptare nuk e ka thirrur.

Berisha: Tani, a do të shkoj unë, mos ta shndërrojë kurrë njeri pyetjen. Unë çdo njoftim që thirrem nga gjykata dhe prokuroria e vendit, unë kam shkuar dhe do shkoj. Por shikoni se çfarë keqpërdorimi ekstrem nga Altin Troplini i institucionit që ai drejton.

Me datën 3, unë isha në përputhje me ligjin në zyrat e Skapit. Gazetarët ishin tek dera. Unë hyra dhe dola dhe ata nuk thanë asnjë fjalë, gjëja më normale, po të kishin një njoftim, ata mund të ma jepnin mua direkt, mund t’ia jepnin avokatit tim. Por nuk bëzajtën.

Berisha ka marrë këtë thirrje. Berisha nuk kishte marrë asnjë thirrje. E bënte këtë për të krijuar një lajm në mënyrë që të mbulojë lajmin e 97 milionë eurove të Ramës dhe Belinda Ballukut.

Tani, a do shkoj? Pa diskutim. Do shkoj nesër. Nesër do jem aty. Ndonëse e deklaroj që sot që ky është një hetim politik, sepse ajo çështje është hetuar me ekspertë shqiptarë, ndërkombëtarë e me radhë.

Është hetuar ajo. Është bërë i plotë hetimi në të katër anët. Por nuk jam thirrur, nuk më kanë pyetur njëherë. A e di pse nuk më kanë pyetur? Se isha njeri i sulmuar, isha njeri i rrethuar. Ndaj dhe nuk u leverdiste të më thërrisnin.

A pritet të thirret Edi Rama? Edi Rama është përgjegjësi numër një, është organizatori kryesor.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts