LajmePolitika

Berisha paralajmëron analizë në PD: Turi në bazë do fillojnë menjëherë, po i pres me padurim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se brenda Partisë Demokratike do të nisë menjëherë analiza e thelluar e procesit zgjedhor, një proces i vonuar, sipas tij, për shkak të betejës së vazhdueshme mbi farsën elektorale dhe përpjekjeve të qeverisë për të ndikuar raportet ndërkombëtare.

Ai njoftoi gjithashtu nisjen e një turi të gjerë takimesh me demokratët dhe qytetarët në të gjithë Shqipërinë, me synimin për të mobilizuar energjinë shoqërore kundër qeverisë.

Analiza do fillojë menjëherë dhe turi im do fillojë menjëherë.
Pres me padurim ta filloj.
Të filloj takimet në të katër anët e Shqipërisë me demokratët dhe qytetarët me shpresën dhe besimin më të madh se shqiptarët me guximin, energjinë dhe kurajën e tyre do përballen dhëmb për dhëmb me këtë regjim dhe do rikthejnë votën e lirë, do rikthejnë dinjitetin e tyre“, tha Berisha. 

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts