LajmePolitika

“Në darkë o zemër”, Balluku fton Berberin në shtëpi përpara takimit me turqit: Hajde lart!

Përgjime të reja të përfshira në dosjen hetimore të SPAK zbulojnë detaje nga komunikimet mes zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së Evis Berberi, lidhur me takimet që paraprinë nënshkrimin e kontratës për tunelin e Llogarasë.

Në një seri mesazhesh të datës 29 gusht 2021, Balluku i shkruan vartësit të saj për të zhvilluar një takim në banesën e saj mbrëmjen e asaj dite, pasi të jetë kthyer nga Vjena.

“Në darkë o zemër”, Balluku fton Berberin në

“Në darkë o zemër”, i shkruan ministrja Berberit, duke e ftuar të vijë më vonë për të diskutuar.
Më vonë, në mbrëmje, ajo i dërgon një tjetër mesazh:

“Po futem në garazh. Hajde lart më mirë, shkalla H.”
Sipas të dhënave të dosjes, komunikimet mes tyre tregojnë se Berberi kishte shkuar gabimisht më herët, në mëngjes, duke keqkuptuar orarin e takimit.

Evis Berberi: “Mgjs te Toni u ula.”
Belinda Balluku: “Në darkë o zemër.”
Pas sqarimit, të dy janë takuar në orët e mbrëmjes në banesën e Ballukut. Ministrja e njofton:

“Erdha për pak… sorry se isha tek babi.”
Evis Berberi: “Pa problem.”
Vetëm një ditë më pas, më 30 gusht 2021, sipas komunikimeve të sekuestruara nga celulari i Berberit, të dy janë takuar me përfaqësuesit turq të kompanive që do të realizonin projektin e tunelit të Llogarasë.

Belinda Balluku: “Ke kanë me vete?”
Evis Berberi: “Vetëm tre turqit.”
Belinda Balluku: “OK.”
Nga të dhënat e sistemit TIMS, konfirmohet se shtetasit turq Ayhan Altun dhe Çagri Silahtaroglu, punonjës të “Shoqërisë së thjeshtë Intekar-ASL”, kanë hyrë në territorin shqiptar më 29 gusht 2021 dhe kanë dalë më 30 gusht 2021, në orën 15:33 – datë që përkon me takimin e zhvilluar me zyrtarët shqiptarë.

Këto komunikime, të përfshira në aktet e ekspertimit të telefonit të ish-drejtorit të ARRSH-së, shtojnë një tjetër element në hetimin e SPAK për mënyrën se si janë zhvilluar procedurat dhe kontaktet e nivelit të lartë në lidhje me tenderin 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts