LajmePolitika

Në lupën e SPAK, por ‘Bela’ drejtoi mbledhjen e qeverisë

Qeveria miratoi dje vendime për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimi ekonomik në bashkitë Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan. Ajo që ra në sy ishte se mbledhjen e drejtoi zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Ky nuk është një rast i jashtëzakonshëm, pasi Balluku zakonisht merr stafetën kur kryeministri Edi Rama udhëton jashtë vendit. Por këtë të mërkurë situata merr një tjetër nuancë, duke qenë se Balluku pritet të paraqitet në SPAK i shoqëruar nga një avokat, si person nën heitm për tenderin e supervizimit të tunelit të Llogarasë.

Në lupën e SPAK, por ‘Bela’ drejtoi sot mbledhjen e

Ditët e fundit, Balluku ka qenë aktive në media: nga takimi me homologët e energjisë, te prezantimi i drejtorit të ri të portit të Durrësit, Liburn Aliu, dhe së fundmi i Kreshnik Bajraktarit, drejtor i DPRRTRSH-së.

Mesazhi që ajo do të përcjellë duket i qartë: pozita e saj nuk është lëkundur, dhe ajo mbetet një nga figurat më të besuara të Ramës në mbikqyrjen e punëve qeveritare.

Megjithatë, qëndrimet publike të Ramës ndaj vartësve të tij mbeten të vështira për t’u lexuar. Një shembull flagrant është dalja e tij publike me kryebashkiakun Erjon Veliaj pak para arrestimit të tij, duke dhënë sinjale mbështetjeje, për të vijuar më pas me një distancë të dukshme pas zhvillimeve ligjore.

Kur u pyet për rastin e Ballukut, Rama u përgjigj: “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet.”

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Stuhitë në SHBA, rritet numri i viktimave

Të paktën 20 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shpejta dhe dëmtimet e tornados që përfshiu shumë shtete në pjesën perëndimore dhe jugore të SHBA gjatë fundjavës. Gjysma e vdekjeve të raportuara, të cilat përfshinin fëmijë…