Nga Artur Roshi
Dje u ndalua av.Ulian Barjami nga prokuroria e Elbasanit.
Sipas deklaratës së Dhomës Kombëtare të Avokatisë se do shkojë drejt një vendim-marrje për bllokimin e proceseve gjyqësore për shkak të padrejtësisë ndaj avokatit dhe të vidios së seancës gjyqësore të bërë publike duket qartë se kemi tejkalim përtej kufijve të së drejtës të prokurorisë së Elbasanit.
Fuqia e çdo avokati është tek argumenti i arsyetuar referuar të vërtetës.Sido që të jetë këmëngulja e avokatit brenda normalitetit apo edhe e tepruar qoftë, kur ai ka bindjen se i referohet të vërtetës, nuk cënon në asnjë mënyrë “të drejtën” e prokurorit apo gjykatës si koncept, sepse fuqia e tij mbaron tek fjala.
Nga ana tjetër fuqia e prokurorit nuk qëndron thjesht mbi “të drejtën”, por tek fuqia ekzekutive që ka në emër të fuqisë së shtetit.Veprimi i një prokurori ndikon direkt në cënimin e jetës së individit në këtë rats të avokatit prandaj duhet të jetë i matur dhe jo emocional e kapriços. Në këtë kontekst prokurori ka premisa që “kafshon” të drejtën e avokatit dhe jo anasjelltas.
Në vendet demokratike statusi i prokurorit(avokati i shtetit) eshtë i barasvlefshëm me statusin e avokatit të individit dhe fuqia respektive e tyre është në kuptimin e plotë të argumentit, arsyetimit dhe të vërtetës.Gara sfiduese e logjikës është ajo që verifikohet nga gjykata dhe jo miratim për shkak të fuqisë apriori se përfaqëson shtetin si në vendin tonë.
Ky është një parametër kryesor “balanca mbi të drejtën”që tregon nivelin zero të demokracisë në vendin tonë.
Kur një prokuror i fuqishëm tha para ca kohësh se “afër mëndsh gjykata vendos sipas prokurorit”, sigurisht stimulohen emocione të pushtetit të prokurorëve të tjerë dhe humbet vetëpërmbajtja si element i maturisë dhe përgjegjshmërisë qytetare.
I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm ta hetojë këtë ngjarje të rëndë që krijon precedent të rrezikshëm në kuptimin e “të drejtës” si koncept.











