LajmePolitika

Balli Kombëtar Demokrat mbështet kandidatët e pavarur në zgjedhjet e pjesshme vendore, të mbështetur edhe nga PD

Në mbledhjen e saj të fundit, Kryesia e Partisë Balli Kombëtar Demokrat vendosi të mbështesë kandidatët e pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike dhe forcat e tjera opozitare në zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie në pesë bashki të vendit. Ky vendim vjen si një akt i qartë politik kundër qeverisë aktuale socialiste dhe si një thirrje për qytetarët shqiptarë që të bashkohen përballë një rreziku të përbashkët. Balli Kombëtar Demokrat thekson rëndësinë e kësaj përballjeje dhe vlerëson guximin e kandidatëve të pavarur që marrin përgjegjësinë për të sfiduar realitetin politik në një kohë kritike për demokracinë shqiptare.

Reagimi i plotë i PBKD:

Sot Partia Balli Kombëtar Demokrat në mbledhjen e saj të Kryesisë vendosi të mbështesë kandidatët e pavarur që mbështet Partia Demokratike dhe aleatët e tjerë opozitarë , për kryetar bashkie në pesë bashkitë që do zhvillojnë zgjedhje të parakohshme.

Në këtë situatë politike vlerësojmë se është i vetmi veprim politik që i kundërvihet qeverisë socialiste dhe si i tillë duhet mbështetur nga çdo qytetar shqiptar . Rezevrat dhe hamendësimet mbi reputacionin e kandidatëve janë sekondare dhe jo dobiprurëse për vendin.

Vlerësojmë vetëbesimin, kurajon e kandidatëve të pavarur për marrjen e përgjegjësisë politike në këtë kohë të vështirë për demokracinë në vendin tonë.

Ftojmë gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë që tu drejtohen kutive të votimit dhe ti votojnë ata si njerëz që bëjnë përpjekjen e tyre qytetare të përballen me të keqen e këtij vendi mbështetur mbi filozofinë politike Marksiste.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts