Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, i ftuar në një intervistë në Shijak TV me gazetarin Bejdo Malo, reagoi ndaj situatës politike dhe zgjedhore në vend, duke deklaruar se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë më asnjë vlerë reale, pasi, sipas tij, janë asimiluar nga pushteti dhe nuk garantojnë më përfaqësim të drejtë.
Ai shtoi se sistemi zgjedhor dhe procesi demokratik kanë qenë të brishtë gjatë 30 viteve të fundit, por se nën drejtimin e Edi Ramës, demokracia ka ndaluar së funksionuari plotësisht.
Në këtë klimë mosbesimi ndaj sistemit, Roshi sugjeron se opozita duhet të mbështetet te figura me parime dhe integritet, duke përfaqësuar një bazë idealiste që nuk e braktis kauzën.
Artur Roshi: Gjithë ideja është që, ne e dimë që zgjedhjet do të rrëmbehen si ato të përgjithshmet nga qeveria dhe nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë dhe në këtë kontekst të gënjehemi se do të bëhen zgjedhje…hë se do të fitojmë.
Institucioni i votës këtu nuk ekziston, është asimiluar në një farë mënyre nga të gjitha pushtetet që ka marrë Edi Rama. Por në përgjithësi nuk është se ka funksionuar në këto 30 vite, ndërsa Edi Rama e ka ndaluar së funksionuari.
Dike ditur që ndodhemi në këtë situatë, opozita mund të vendoste një njeri që të qëndrojë vetëm tek parimet e saj, sepse në këto situata duhen njerëzit bazikë që janë idealistë dhe nuk i ndërrojnë parimet me interesa.
Kjo duhet të jetë them unë, target grupi mbështetës i opozitës. Dhe këta janë në fakt.
Në këtë kontekst duhej një njeri që kishte gravitet politik, të ishte njeri politik, të qëndronte te parimet, pra të mbante në bazë njerëzit të cilët nuk të lëshojnë asnjëherë. Dhe jo vetëm për shkak të mirënjohjes ndaj tyre, por realisht për ti mbajtur që ne ekzistojmë.












