Kryetari i PD, Sali Berisha ka konfirmuar se PD nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në Bashkinë e Tiranës.
“Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, nuk i bojkotojmë. Por ne do të hyjmë në zgjedhje”,-tha Berisha.
I pyetur për Ilir Alihmehmetin, Berisha tha se është një ndër kandidat që i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në zgjedhjet e Tiranës.
“ Alimehmeti është kandidat që i plotëson të gjitha kushtetet për të kandiduar në zgjedhjet e Tiranës”, tha Berisha.













